WwW.Ks-HacKeRs.De.Vu

Mir se erdhe ne forumin mat madh shqiptar WwW.Ks-hAcKeRS.De.vU
 
ForumForum  CalendarCalendar  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Letėrsia e Pavarėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
EnDrItChE
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 255
Age : 24
Location : Orizare
Registration date : 08/11/2007

MesazhTitulli: Letėrsia e Pavarėsisė   Sat Nov 10, 2007 6:46 am

Nė vėshtrimin e shndėrrimeve letrare kapėrcyelli i shekullit tė 20 ėshtė njė kohė veēanėrisht e shėnueshme. Mė 1900 vdes Naim Frashėri. Po nė kėtė vit Fishta boton shkrimet e para, kurse vetėm njė vit mė parė lind Lasgush Poradeci, poeti mė i madh modern shqiptar. Pra, me mbarimin e shek. XIX pėrmbyllet letėrsia e Naimit dhe njė periudhė e letėrsisė shqiptare. Kėtu ėshtė njė prerje ndėrmjet letėrsisė sė Naimit (romantike) dhe letėrsisė qė nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnė Konica, Fishta, Ēajupi, Asdreni, Noli e M. Frashėri me njė letėrsi joromantike. Tė parėn e karakterizon ideja kombėtare, kurse tė dytėn ideja shoqėrore apo ideja njerėzore. Kjo e dyta ėshtė periudha e letėrsisė sė pavarėsisė qė do tė zotėrojė ngadalė katėr dhjetėvjeēarėt e parė tė shekullit XX.

Nė vėshtrimin kulturor-historik e nė vėshtrimin strukturor, letėrsia e pavarėsisė nis nė fund tė shekullit tė kaluar me Konicėn, kur shfaqet njė model shkrimi kritik, i ndryshėm nga shkrimi i mėhershėm himnizues, dhe zhvillohet me poezinė e Lasgush Poradecit qė kėrkon forma tė reja, gjuhė tė re poetike dhe efektin estetik tė letėrsisė, qė ndėrton nė thellėsinė e vet identitetin e botės shpirtėrore shqiptare.

Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare ėshtė njė periudhė letrare qė vjen pas periudhės sė Rilindjes qė kurorėzohet me letėrsinė e Naim Frashėrit. Kjo periudhė letrare shkallė-shkallė ngre dallimet me letėrsinė pararendėse dhe forcon karakteristikat e veta ideore e strukturore.

Pėrurues dhe nismėtar i kėsaj periudhe ėshtė Faik Konica me Albaninė e tij (1897-1909), ku boton autorėt e 1900-ės, madje dhe komenton kėtė letėrsi tė re nė revistėn e tij. Kėshtu, Konica bėhet edhe teoriku e kritiku i parė dhe i pakontestueshėm i kėsaj letėrsie. Nė njė artikull tė vitit 1906, "Kohėtore e letrave shqipe", si dhe nė interpretimet e veprave tė Ēajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vėren se letėrsia e re lirohet nga zotėrimi i ideologjisė kombėtare tė romantizmit. Kjo letėrsi artikulon dallimin ndėrmjet veprimit atdhetar dhe krijimit letrar estetik. Prandaj Letėrsia e Pavarėsisė, qė nė nismė, shqipton kėrkesėn e krijimit tė letėrsisė si vlerė mė vete, pa marrė parasysh qėllimin. Nė anėn tjetėr, edhe qėllimi fillon tė pretendohet qė tė arrijė nėpėrmjet frymės kritike e jo frymės himnizuese, si dhe brendapėrbrenda shoqėrisė shqiptare dhe shpirtit tė kombit.

E shfaqur qoftė si trashėgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), qoftė si realizėm me frymė kritike (Ēajupi, Noli) qoftė nė trajtė neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo nė trajta tė papara tė modernizmit nė prozė (Koliqi, Migjeni, Kuteli), Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare, qė zotėron gjysmėn e parė tė shekullit XX ka dy karakteristika themelore:

Krijimin e trajtave e tė strukturave tė reja letrare
Krijimin e vetėdijes (ndėrgjegjes) letrare qė letėrsia ėshtė krijim i veēantė estetik pa marrė parasysh qėllimet. Kjo dėshmohet me veprat letrare dhe me interpretimin e tyre letrar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.diti-ks.forumj.net
 
Letėrsia e Pavarėsisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
WwW.Ks-HacKeRs.De.Vu :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek: